Paguan të miturit për të shkatërruar biznesin e kundërshtarit

17.01.2017 15:53:53

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Aurel Braçja,  24 vjeç, banues në Elbasan dhe Ymer Braçja, 54 vjeç banues në  Elbasan, të dy babë e bir.

Arrestimi i tyre u bë pasi  dyshohen të kenë paguar  dy shtetas të mitur  me qëllim që të dëmtojnë  për  arsye konkurrence  pajisjet në këndin e lojërave  në pronësi të shtetasit F.K, 56 vjeç banues në Elbasan.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të mitur K.K, 15 vjeç  dhe J.P, 16 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Shkatërrimi i pronës kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.