Pakistan: Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e një gruaje britanike

03.09.2016 14:11:10

Policia pakistaneze thotë se kanë ngritur aktakuzë ndaj ish-burrit dhe babait të një gruaje britanike-pakistaneze, nën dyshimin se e kanë vrarë atë, në atë që quhet “vrasje të nderit”.

Ky njoftim është bërë nga policia rajonale në Provincën Punjab.

Samia Shahid, 28-vjeçare, vidq në Punjab, ku kishte shkuar për të vizituar të afërmit. Policia thotë se ajo ka vdekur pasi ishte ngufatur.

Burri i saj, Mukhtar Kazam, thotë se ajo është vrarë për shkak se ishte martuar me të pa dëshirën e familjes.

 

Burri i parë i Shahid, Muhammad Shakeel, është arrestuar nën dyshimin se e ka vrarë atë, ndërkaq babai i viktimës Chaudhry Muhammad, gjithashtu po mbahet në polici nën dyshimin se është bashkëfajtor në vrasje.

“Ish-burri gjithashtu po akuzohet se e ka përdhunuar atë”, ka thënë për AFP, zyrtari policor Abubakar Buksh.

Qindra gra pakistaneze vriten çdo vit nga të afërmit