Muhamet Mustafa: PAKOJA FISKALE 2.0 TE APROVOHET DHE HYP NE FUQI PA HUMBUR KOHË

23.06.2017 01:27:11

Profesor Muhamet Mustafa ka sjellë në vëmendje nevojën për miratimin sa më të shpejtë të Pakos fsikale 2.0, e cila do të ndihmonte në rritjen e ofertës vendore.

Në një postim në facebook, profesor Mustafa kujton edhe punën që është bërë për gjashtë muaj me biznese dhe asociacionet e tyre.

“Pakoja fiskale 2.0 e cila fuqizon rezultatet e arritura me pakon fiskale 1.0 ne drejtim te rritjes se ofertës vendore me prodhime e shërbime “made in Kosova” u disenjua pas nje diskutimi te gjithanshëm thuaja gjashte mujor me biznset dhe asociacionet e tyre. Masat e parapara me tepër se 20 sosh u diskutan dhe perkrahen njëzëri ne Komsionin per zhvillim ekonomik, infrastrukture , tregti dhe industri dy tri jave para se te shpalleshin zgjedhjet nacionale. Duke qene se shumica e masave te harmonizuara me komunitetin e biznesit dhe akteret e tjerë te interesuar janë ne kompetence te Qeverise, do te ishte mire qe pa vonese ato te aprovohen nga Qeveria dhe te hyne ne fuqi sa me pare. Nuk ka asnjë arsye te pritet dhe te humbet kohe pa nevoje! Aq me pare kur formimi i Qeverise sic po shihet do te marre kohe.” -thuhet në postimin e profesor Muhamet Mustafës.