Pal Lekaj tregon arsyen e takimit me Hashim Thaçin

20.02.2017 14:59:14

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka treguar arsyet për takimin me Thaçin sot në një nga hotelet e Prishtinës.

Lekaj ka thënë për lajmi.net se takimi ka qenë i rastësishëm dhe nuk ka asgjë politike.

“Rastësisht jeni takuar, asgjë politike”, ka thënë Lekaj .

Lekaj nuk ka dhënë detaje tjera, për mundësin e rikthimit të demarkacionit.

Ndryshe AAK-ja është kategorike kundër vijës së kufitare me Malin e  Zi që Qeveria po kërkon të ratifikohet në Kuvend.

Ndërsa lajmi i fundit është se i nga Komisioni për Matjen e Territorit që është themeluar nga Qeveria ka dhënë dorëhqeje i vetmi gjeograf Fitim Humolli.