Tanja Fajon, Deputetëve: Mos i bllokoni proceset dhe liberalizimin e vizave

20.02.2017 14:51:44

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se Kosova ka pasur progres të madh gjatë viteve të fundit, duke e përmendur hyrjen në fuqi të MSA-së si një progres mjaft të madh

Ajo duke përgëzuar Kosovën për 9 vjetorin e Pavarësisë,  duke i bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos i stopojnë proceset dhe liberalizimin e vizave.

“Dua të iu ofroj mbështetje për demarkacionin. I ftoj parlamentarët dhe iu lutem që mos t’i stoponi proceset dhe liberalizimin e vizave për interesa partiake. Duhet bëhet çfarë është e mundur për ta ratifikuar marrëveshjen në ditët e ardhshme. Tani ju e keni radhën”, ka thënë Tanja Fajon, duke shtuar kontributin e tyre për realizimin e synimeve evropiane të Kosovës.

Në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë eurodeputetja, ka bërë thirrje që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mos ndërprehet.

Ajo ka folur edhe për Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë kohë si një krizë dhe me shumë sfida për këtë organizatë.

“Jemi duke kaluar nga një krizë në një krizë tjetër. Në këtë situatë kemi shumë sfida dhe ne duhet të jemi më të fuqishëm se më parë. Asnjë vend në BE nuk mund të ballafaqohet me këto sfida vetëm. Për zgjerimin e BE-së na nevojitet ndihma e njëri tjetrit”, ka thënë Fajon.