Pamje nga aksioni i policisë së Kosovës gjatë arrestimit të Gjuriqit (Video)

26.03.2018 18:51:12

Drejtori i të ashtuquajtur Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është arrestuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Autoritetet e Prishtinës ia kishin ndaluar hyrjen në Kosovë, por edhe përkundër paralajmërimeve për arrestim nëse tenton të hyjë, ai së bashku me disa politikanë tjerë serbë kishte marrë rrugën për në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton Telegrafi.

Por, në momentin që u shfaq në takimin e paraparë, njësia speciale e policisë së Kosovës është vënë në aksion, duke shkuar në vendin e ngjarjes për ta arrestuar.

Ky veprim i policisë, aktivizoi shumë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës, që tentuan të ndalin aksionin e policisë, të cilët për të shpërndarë turmën e dhunshme u detyruan të përdorin gaz lotsjellës.

Megjithatë, ata në disa raste u konfrontuan me policinë e Kosovës, se si ka rrjedhur momentin i arrestimi të tij, mund ta shikoni në videon e publikuar më poshtë në televizionin publik serb RTS.