Pamjet e 2018-ës tregojnë shkencëtarët e Wuhanit duke e studiuar koronavirusin e ri në lakuriqë

29.04.2020 19:03:10

Pamjet arkivore nga media shtetërore të Kinës tregojnë shkencëtarë nga një laborator misterioz i viruseve në Wuhan duke studiuar ‘një koronavirus të ri të gjetur në lakuriq’ dy vjet më parë.

Videoja, e transmetuar në transmetuesin shtetëror CCTV në vitin 2018, ka ngjallur polemikë pasi u ripublikua në internet pas shfaqjes së COVID-19, shkruajnë mediet britanike.

Shi Zhengli, një studiues kryesor nga instituti, u tha gazetarëve se patogjeni i paraqitur në klip ishte i ndryshëm nga koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë.

Pamjet u filmuan në Institutin e Virologjisë Wuhan, një përkatësi e Akademisë së Shkencave Kineze.

Instituti mban më shumë se 1.500 lloj viruse vdekjeprurëse dhe është bërë qendra e polemikave në mes të pandemisë.