Pamjet e para nga rrënimet që bëri tërmeti në Itali (Foto/Video)

30.10.2016 10:27:24

Qendra e Italisë është tronditur sërish në orët e mëngjesit të kësaj të diele, nga lëkundje të forta tërmeti.

Rreth orës 7:41 është ndierë një lëkundje e fortë e magnitudës 6.1 sipas sizmiologëve të “INGV”, ndërkohë që media të tjera që i referoheshin institutit amerikan USGS fillimisht e raportuan këtë tërmet si 7.1 ballë, e më pas e ulën në 6.6.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia, në thellësinë prej 10 km, por lëkundjet e frikshme janë ndierë edhe në Romë, madje në të gjithë zonën e Umbrias e deri në Ancona, transmeton tch.

Kjo lëkundje sizmike është edhe më e rënda e shënuar që prej 24 gushtit, teksa tërmeti i orës 3:36 të asaj dite i magnitudës 6 shkatërroi Amatricen dhe Accumulin.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Both the basilica and the co-cathedral in central destroyed in 6.1 which hit this morning, many of other buildings OK.