Pamjet shokuese nga SHBA, kufomat e koronavirusit grumbull në kamionët frigoriferikë

09.04.2020 11:49:38

Disa fotografi shqetësuese të publikuara nga mediat e huaja tregojnë pacientët me koronavirus, të cilët ngjeshen nëpër autobusët e mbipopulluar e dërgohen në spitalet e tejmbushur me të infektuar.

Nju Jork po regjistron shifra dramatike që prej të hënës, ku numri i viktimave i ka kaluar 1 mijë.

Shteti i Nju Jorkut, i konsideruar si epiqendra e krizës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistroi një tjetër ditë të keqe përsa i përket viktimave nga ky virus.

Mjekët kanë mbetur pa fjalë nga ritmi i shpejt i përkeqësimit të shëndetit të pacientëve që i çon ata drejt vdekjes.

Numri i të infektuarve me koronavirus vetëm në Nju Jork ka arritur rreth 150 mijë, por autoritetet mendojnë se kjo shifër mund të jetë më e lartë nëse përfshihen këtu dhe asimptomatikët që qëndrojnë në shtëpi.

“Çdo numër që nxjerrim këtu është një njeri”, u shpreh guvernatori Andreë Cuomo, i cili urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë-shtizë në të gjithë shtetin në përkujtim të viktimave.

“Ky virus sulmon njerëzit më të dobët dhe është detyra jonë si shoqëri që t’i mbrojmë ata”, shtoi ai.

Cuomo deklaroi së në shtetin e Nju Jorkut, në ditën e fundit u raportuan 779 viktima ndërsa në Nju Xhersi u raportuan 275 të tjerë.