PAN ka çerekun e votuesve, dhe çereku nuk është shumicë, tha Mustafa

31.07.2017 20:45:23

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një shkrim në profilin e tij në facebook, thotë se pavarësishtë gjuetisë në të cilën ka dalë PAN për numra, nuk i ka as votat e as njerëzit.

Ai thotë se PAN ka marrë përkrahje prej çerekut të votuesve, dhe çereku nuk paraqet kurrfarë shumice.

Fillimi i Ri i PDK-së ishte mohim i vetëvetes./fokusi.org/

Më poshtë keni postimin e plotë të Mustafës:

“Fillimi i Ri i PDK-së dështoi. “Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”. Dhe ky fillim i PDK-së, që ishte mohim i vetvetes, nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore.
Numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra.
Në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet.
Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta. IM”