Panariti në Kavajë: Qindra hektarë tokë janë shpëtuar nga përmbytja

17.11.2016 11:57:48

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti inspektoi punimet për rikonstruksionin e dy hidrovorëve në Synej dhe Gjeth, të Kavajës. Panariti theksoi se falë këtij investimi të Ministrisë së Bujqësisë, qindra ha tokë në të gjithë rrethin e Kavajës janë shpëtuar nga përmbytja.

Panariti: Hidrovori është në gjendje tërësisht funksionale. Riparimet e pompave janë bërë në kohë rekord. Hidrovori punoi në mënyrë të pandërprerë. Po ndërhyhet në mënyrë efektive për thellimin e shkarkimit të kanalit në det për të bërë të mundur që kapacitetet shkarkuese të shumëfishohen dhe të drenohen në një kohë rekord rreth 500 e ca hektarë tokë.

Ministria e Bujqësisë, ka investuar për rikonstruksionin e plotë të 3 hidrovorëve,  në Synej,  Gjeth dhe Hamallaj, ku përfshihet dhe remonti kapital të pompave, rikontruksion godine, i sistemit elektrik, etj.