Papa: Fëmijë e pleq të gjithë po vdesin. Ata që po sulmojnë do të japin përgjigje për veprimet e tyre!

28.09.2016 13:07:29

Papa Françesku, edhe njëherë ka bërë thirrje për paqe në Siri, duke thënë se ata që janë përgjegjës për sulmet në Aleppo, do të përgjigjen para zotit, shkruajnë mediat italiane.

Kreu i Kishës Katolike ka thënë të mërkurën pranë audiencës në Sheshin e Shën Pjetrit, se ai po lutet për popullin në Aleppo dhe se shpreh shqetësim të madh për gjërat që po ndodhin atje.

“Fëmijë e pleq të gjithë po vdesin. U bëj thirrje dhe ua kujtoj atyre që po sulmojnë, se të gjithë do të japin përgjigje për veprimet e tyre”.

Kjo deklaratë e Papës, vjen menjëherë pas një sulmi që goditi Aleppo’n në mëngjesin e së mërkurës.

Një furrë buke dhe një spital i madh në qytetin sirian Aleppo, janë goditur nga bombardimet e rebelëve që kontrollojnë zonën lindore të qytetit dhe të vdekur kanë mbetur gjashtë persona.

Sulmi ka ndodhur të mërkurën thonë rezidentët, përderisa forcat qeveritare siriane të mbështetura nga forcat ruse, po vazhdojnë kampanjën për ta marrë qytetin në kontroll.

“Një aeroplan fluturoi mbi ne dhe më pas filloi të hedhë bombat mbi spital”, ka thënë një radiologjisë i spitalit. “Bombardimet kanë goditur edhe pacientët në njësitin e kujdesit intensiv”.

Ndërsa në orën tre të mëngjesit të së mërkurës, qeveria siriane ka sulmuar edhe një furrë, ku zakonisht njerëzit mblidheshin për tu furnizuar me bukë.

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, që e monitoron konfliktin në Siri, ka thënë se furra në lagjen al-Maadi është goditur nga artileri e rëndë ushtarake dhe që lanë të vdekur gjashtë persona.