Papa Françesku e cilëson vdekjen e Castros si lajm të hidhur

26.11.2016 16:40:04

Papa Françesku është figura publike e radhës që ka reaguar pas vdekjes së ish presidentit të Kubës, Fidel Castro.

Papa Françesku që e ka takuar Castron kur kishte vizituar Kubën vitin e kaluar e ka përshkruar këtë ngjarje si “lajm të hidhur” duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta, transmeton Klan Kosova.

Castro, një ateist i shpallur, u pagëzua si katolik dhe u edukua në shkollat e drejtuara nga Jezuitët, urdhërt fetar, pjesë e të cilit është edhe Papa.