ISIS ekzekuton 32 civilë në Mosul të Irakut

26.11.2016 17:11:14

Organizata terroriste ISIS ka ekzekutuar 32 civilë në disa lagje të pjesës lindore të qyteti Mosul në Irak me pretendimin se kanë qenë informatorë.

Koloneli Sultan Hamudat el-Azi, punonjës i forcave policore federale të cilat operojnë së bashku me ushtrinë irakiane, në tha se “Militantët e DEASH-it (ISIS) mbrëmë kanë bastisur shtëpitë e civilëve në disa rajone në lindje të Mosulit”.

“Pas bastisjeve 32 persona janë dërguar në një vend të panjohur dhe më pas janë ekzekutuar”, tha Azi, raporton Anadolu Agency.

Ai theksoi se civilët në fjalë janë ekzekutuar me pretendimin se kanë qenë informatorë të forcave irakiane të cilat janë duke përparuar në pjesën lindore të vendit.

Azi shtoi se organizata i ka kërcënuar civilët në rajonet të cilat i ka kontrolluar se do ti vrasë në rast se u japin informacione forcave të sigurisë.

Operaconi për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH nisi më 17 tetor dhe vazhdon në rajonet e ndryshme të qytetit. Operacioni është i mbështetur nga ajri nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të.