Papa Françesku: Është monstruoze që klerikët t’i abuzojnë seksualisht fëmijët

17.08.2017 13:07:03

Papa Françesku i ka quajtur abuzimet seksuale të fëmijëve nga ana e klerikëve katolikë “monstruoze” në parathënien e librit të një zvicerani të publikuar të mërkurën, duke u obliguar për veprim kundër kryerësve dhe peshkopëve.

Libri me titull “ At, të fali: i keqpërdorur, por jo edhe i thyer”, ka shkruar autori zviceran Daniel Pittet, 58 vjeçar të cilin kleriku e ka përdhunuar për herë të parë kur i kishte vetëm tetë vjet.

Papa Françesko, i cili shpesh ka përsëritur premtimin për zero tolerancë ndaj abuzimeve, e të cilin e kanë kritikuar viktimat të cilët konsiderojnë se Vatikani duhet të bëjë shumë më tepër për këtë çështje, në parathëniet të librit e ka quajtur abuzimin seksual “monstruozitet absolut, mëkat të tmerrshëm i cili është në kontradiktë me gjithë çfarë mëson Kisha”