Papa: Në çdo besim fetar ka grupe fondamentaliste

01.08.2016 09:28:01

“Nuk është as e vërtetë dhe as e drejtë të flitet për islam të dhunshëm dhe terrorizëm islamik. Nëse e bëjmë këtë, atëherë duhet të flasim edhe për katolikë të dhunshëm”.

Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ndërsa kthehej me avion nga Krakovi, Poloni.

Kreu i Kishës Katolike ka komentuar ngjarjet e javëve të fundit dhe ka shprehur qëndrimin e tij për myslimanët dhe lidhjet me ISIS-in.

“Kam biseduar gjatë me imamin Al Azhar. E di se çfarë mendojnë, ata thjesht duan paqe. Në çdo besim fetar ka “grupe fondamentaliste”. Ata që e quajnë veten Shtet Islamik nuk përfaqësojnë islamin”, ka thënë Papa.