Papunësia po rritet, varfëria po shtohet

08.09.2016 20:53:29

Thirrja e mbledhjes së Qeverisë, ndikoj që ministri i Punës  dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bashkë me Ministrin e Financave, Avdullah Hoti, sot të mos jenë të pranishëm në lancimin e raportit zhvillimit njerëzor për vitin 2016 mbi punën dhe zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë.

Ky raport ka vënë në pah papunësinë dhe pasivitetin e përhapur, veçanërisht tek gratë dhe të rinjtë.

Ben Slay këshilltar i lartë në UNDP tha se niveli i papunësisë në Kosovë vazhdon të mbetet shqetësues.