Presidenti palestinez, spiun i sovjetëve!

08.09.2016 20:39:53

Një dokument i kohës sovjetike thotë se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka punuar për KGB-në, apo Komitetin për Siguri Shtetërore të Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve 1980.

Dokumenti titullohet “Zhvillimet e KGB-së” dhe Abbas e identifikon veten me emrin e koduar “Krotov” ose “Mole”.

Qendra Churchil ka konfirmuar se dokumenti është autentik. Por, zyrtarët palestinezë e kanë hedhur poshtë këtë informacion.