Para seancës për demarkacionin, Ambasadorët e Quintit dhe shefja e BE në takim te Veseli

21.03.2018 09:42:51

Pas debatit maratonik që zgjati deri në mesnatë në Kuvendin e Kosovës, sot në orën 11, pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi.

Në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, do të mblidhen ambasadorët e vendeve të Quintit, bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova.

“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret sot në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.

Seanca për votimin e demarkacionit do të fillojë sot në ora 11:00.