Paralajmërimi nga Brukseli: Britania mbetet pa Gjibraltarin?

31.03.2017 19:31:19
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se çdo marrëveshje mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuarë për Gjibraltarin nuk do të jetë në gjendje të zbatohet pa pëlqimin e Spanjës.

“Pas Brexit asnjë marrëveshje mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Gjibraltar nuk do të jetë në gjendje të zbatohet pa pëlqimin e Spanjës”, ka thënë Tusk gjatë prezantimit të draft-projektit për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësi i qeverisë së Spanjës, Inigo Mendes de Vigo është shprehur i lumtur me këtë vendim të Bashkimit Evropian.

Britania e Madhe ka kontrolluar Gjibraltarin për tre shekuj duke refuzuar kërkesat e Spanjës për ndarjen e kompetencave në këtë territor, gjë që ka sjellur tensione mes dy vendeve.

Gjibraltari ka 32.000 banorë prej të cilëve 92% e qytetarëve votuan për të qëndruar në BE gjatë referendumit të vitit të kaluar.

Ky shtet shtrihet në Gadishullin Iberik, i cili lidh Oqeanin Atlantik me Detin Mesdhe.