Paralajmërohet largimi i tetë ministrave të Ramës, reagon Tahiri

11.03.2017 17:52:02
Newsbomb.al ka raportuar për dorëheqjen e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Sipas këtij mediumi, në 12 qarqe që ka Shqipëria, në 7 prej tyre Kryesia e PS-së ka zgjedhur ministra të kabinetit të Edi Ramës.

“Kështu, pritet që deri të hënën të dorëhiqen ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili drejton PS-në në qarkun e Kukësit; Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, që drejton qarkun e Lezhës; Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që drejton qarkun e Shkodrës, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, që drejton qarkun e Dibrës; Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, që drejton qarkun e Beratit; Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, që drejton qarkun e Vlorës; Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, që drejton qarkun e Gjirokastrës”, ka shkruar ky medium

Ndaj këtij lajmi ka reaguar Tahiri.

“Për saktësim, as më ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, më të fortë do jemi, sot e gjithmonë, bashkë”, ka shkruan Tahiri në profilin e tij në Facebook.