Nuhiu: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

11.03.2017 17:22:26

Ministri i mbrojtjes, Agim Nuhiu, në një intresvitës për Alsat-M tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se janë të gatshëm që të ballafaqohen me protesta edhe më masive, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në qoftë se marrim për bazë çështjen e sigurisë në rrafshin kombëtar dhe në rrafshin ndërkombëtar, do të duhet të them që deri në këto momente Republika e Maqedonisë ka siguri të plotë sepse Ministria për Punë të Brendshme në mënyrë të suksesshme po i ushtron të gjitha autorizimet ligjore, kompetencat lëndore në pikëpamje të sigurisë publike dhe sigurisë shtetërore”, tha Nuhiu për Alsat-M.

Ai gjatë kësaj interviste foli edhe për raste në të cilat ka pasur dhunë, duke përmendur edhe demolimin e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir, për të cilat tha se tashmë janë zbardhur.

“Ne thuajse të gjitha rastet të cilët ndodhën në qytetin e Shkupit në drejtim të rrahjeve që kanë ndodhur mes të rinjve me përkatësi të ndryshme etnike, sulmi që u bë ndaj gazetarëve të caktuar veçmë është zbardhur. Jemi në rrugë të drejtë dhe do të dua të jemi optimist se do të kemi edhe zbardhje të rastit përkatësisht të aktit makabër kundrejt Shtëpisë së Alfabetit në Manastir”, u shpreh Nuhiu.