Parandalohet një vrasje në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari

18.10.2016 13:08:35

Falë ndërhyrjes në kohë, forcat “Shqiponja” të komisariatit numër 3 në Tiranë kanë parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ku u arrestua në flagrancë shtetasi: Bajram Islami, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasi M. P., njoftoi se shtetasi Bajram Islami, po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 dhe Shqiponjat, të cilët bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit si  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krehër.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.