Parashikimi i motit për fundjavë

30.03.2018 15:33:04

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat gjatë natës të shtunës dhe të dielën nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me erëra dhe reshje shiu.

Nëpër disa vende të izoluara do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 12-19 gradë Celsius.