Më shumë se 24.000 përpjekje janë bërë për të hyrë në faqe interneti pornografike nga ndërtesa e parlamentit britanik në pesë muajt që pasuan zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të shkuar.
Të dhënat për preferencat e fundit audiovizive të stafit të parlamenti britanik i morën pas një kërkesë të shoqatës së shtypit bazuar në ligjin për lirinë e informacionit. Shtatori i shkuar ishte më i ngarkuari me mbi 9000 përpjekje për të hyrë në faqet pornografike nga kompjuterët e parlamentit në dhomën e lordëve dhe dhomën e ulët.
Zyrtarë të parlamentit thanë se faqet pornografike janë të bllokuara në rrjetin e tyre, prandaj shumica e përpjekjeve për t’i hapur nuk janë me dashje. Megjithatë, një tjetër statistikë thotë se vitin e shkuar pati thuajse 3 milionë përpjekje për të hapur faqe të bllokuara nga rrjeti i parlamentit.