Partia e Macron fiton zgjedhjet parlamentare në Francë

18.06.2017 23:25:49

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka shënuar sonte fitore në zgjedhjet parlamentar.

Dy sondazhet e nxjerrin partinë e 39 vjeçarit La République en Marche në fitimin e 355 deri në 425 ulëseve prej gjithsej 577 ulëseve të Asamblesë Kombëtare.

Kjo parti u formua rreth dy vjet më parë, dhe gjysma e kandidatëve të saj janë pak ose pa përvojë politike.

Rezultati, nëse konfirmohet, do t’i jap Macronit një fuqi të madhe për t’i shtyer përpara reformat.