Partia maqedonase: Edi Rama përdor retorikë nacionaliste dhe ksenofobe

19.04.2017 14:33:25
OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë, ku thotë se Gruevski e ka pranuar Deklaratën politike shqiptare.

Përmes këtij reagimi, OBRM-ja thotë se Edi Rama gënjen, ndërkaq dënon, siç thonë, ndërhyrjen e vazhdueshme të Ramës në punët e brendshme të Maqedonisë.

Sipas tyre, e vërteta është se OBRM-PDUKM-ja as që ka biseduar, e as që është pajtuar me Deklaratën politike shqiptare, duke shtuar se Edi Rama synon që të zovëgojë, siç thonë, ”rrezikun nga platforma e Tiranës”, dhe t’i hapë rrugë ”bashkëmendimtarit të tij, Zoran Zaevit, që ta realizojë sa më shpejtë”.