Pas 42 helikopterëve, zhduken edhe 14 anije luftarake turke dhe admirali i marinës

19.07.2016 18:56:57

Së paku 14 anije të Flotës luftarake turke edhe më tej gjenden në det të hapur dhe me ato nuk po mund të vendoset kontakti, kurse autoritetet turke frikësohen se ato po drejtohet nga një komandant puçist i cili dëshiron të largohet në një vend tjetër.

Një burim i së përditshmes “Times” thotë autoritetet ushtarake nuk po mund të bijnë në kontakt me admiralin e marinës turke, Vejsel Kosele.

Nuk është bërë e ditur nëse Kosele është njëri nga organizatorët e puçit ushtarak, qëllimi i së cilit ishte largimi nga pushteti i presidentit Erdogan, ose puçistët po e mbajnë peng.

Përveç kësaj, gazetari i CNN Turk, Serdar Tunçer ka thënë të dielën që së paku 42 helikopterë ushtarakë turk janë zhdukur.