Pas katër vitesh, qarkullon treni në Aleppo

25.01.2017 20:25:37

Pas më shumë se katër vjet, qytetarët sirianë, sot patën mundësi që të udhëtojnë me tren në pjesën lindore të Aleppos, një muaj pasi forcat qeveritare siriane morën kontrollin në qytet, raportoi fotograf AFP.

Siç raporton AFP, burra, gra dhe fëmijë u rreshtuan pranë dritareve të trenit, deri sa qarkullonte në pjesën lindore të qytetit, e cila është shkatërruar tërësisht gjatë luftimeve.