Pas Mustafës, Kosnett takon edhe Kurtin

30.12.2019 15:20:58

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këtë takim Kosnett e ka zhvilluar pas atij me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Kujtojmë se të dyja partitë fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk kanë arritur ta formojnë një koalicion për bashkëqeverisje.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dërguar sot për herë të tret ftesë kreut të VV-së Albin Kurtit me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.