Shkupi në vitin 2017 lider për ndotjen e ajrit në botë

05.01.2018 20:57:21

Mjegull e dendur dhe njerëz me maska, është kjo skena që shihet në Shkup e jo në ndonjë film, kështu shkupjanët me ditë mbrohen nga ndotja e ajrit në qytet, stacionet matëse me numra alarmant edhe mbi 13 herë mbi të lejuarën e pranisë së PM10 grimcave.

Nëse jo ndonjë gjë tjetër, të paktën kualiteti i ulët i ajrit në Shkup gjendet në majat e listës së qyteteve më të ndotura në mbarë botën.

Edhe përkundër buxhetit të lartë në historinë e vendit për luftën kundër ndotjes së ajrit, vetëm 0.4% të parapara 3.43 miliard euro të ndara nga qeveria për mbrojtjen nga ndotja e ajrit, organizatat joqeveritare tashmë i kanë shpallur luftë pushtetit pasiqë sipas tyre po krijohet një gjenocid i cili mund të dërgohet si padi nëpër gjykatat ndërkombëtare