Pas pandemisë nis ndërtimi i dhjetëra shtëpive për skamnorët në Ferizaj

15.04.2020 16:25:18

Siç njofton kumtesa, Aliu me këtë rast falënderoi Kastratin për ndihmën e dhënë, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka munguar asnjëherë në Ferizaj.

Ndërsa, humanisti Kastrati tha se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim u dakordua që pas pandemisë me COVID-19 do të fillojë ndërtimi i dhjetëra shtëpive për rastet sociale, familjet skamnore në Ferizaj.

Ndryshe, pakot me ushqime e preparate higjienike të dhuruara sot, do të shpërndahen këto ditë bazuar në listat e sektorit të mirëqenies sociale.