Një polic shqiptar nga Presheva, është konfirmuar me COVID-19, gjatë ditës së sotme. Ky është rasti i parë me Coronavirus, në këtë pjesë të Serbisë e banuar me shqiptarë.
Pacienti, shqiptar nga Presheva, që rezultoi me COVID-19, është duke u trajtuar në spitalin e Vranjës.
Ndryshe, në gjithë Serbinë deri më tani janë konfirmuar 4,873 raste të infektuarish me pandeminë Coronavirus.
99 prej të infektuarve nuk arritën të përballojnë infeksionin, krahas sëmundjeve tjera kronike, dhe si pasojë e tij kanë vdekur. Derisa 400 prej të prekurve me COVID-19 në Serbi, janë raportuar të shëruar nga pandemia.
Polici shqiptar nga Presheva është rasti i parë në pjesën e këtij shtetit të banuar me shumicë shqiptare.






































