Pas përplasjes Krasniqi-Veseli, deputetët e VV-së lëshojnë seancën

02.03.2018 11:48:17

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet seanca parlamentare.

Kjo ka ardhur pas përplasjes verbale mes Kadri Veselit dhe deputetit Frashër Krasniqi, ku këtij të fundit Veseli ia ndali fjalën.

Pas kësaj të gjithë deputetët e VV-së janë ngritur dhe kanë dalë jashtë.