Pas pesë vite ndalese, Berlusconi mund të kthehet në politikë

12.05.2018 16:01:43
MILAN, ITALY - MAY 24: Silvio Berlusconi attends the 'Che Tempo Che Fa' TV Show on May 24, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Vincenzo Lombardo/Getty Images)

Pas zbulimit të aferave korruptive, i pamundësoi atij të garojë në poste publike

Një gjykatë në Milan ka vendosur që Silvio Berlusconi mund të hyjë në garë për udhëheqje të Italisë, pas dënimit prej 5 vitesh për mashtrim. Mediat italiane kanë raportuar se Tribunali ka vendosur në favor të kërkesës së avokatëve të 81 vjeçarit Silvio Berlusconi, që për 4 mandate kishte udhëhequr me Italinë. Dënimi i Berlusconit më 2013, pas zbulimit të aferave korruptive me biznese, i pamundësoi atij të garojë në poste publike. Ai njihet për afera të mëdha korruptive dhe skandale të tjera. Sipas mediave italiane, prokurorët ende nuk kanë vendosur nëse do ta dërgojnë për ankesë këtë vendim të Tribunalit. Berlusconi ka kryer shërbimë në këmbim të burgut duke i ndihmuar pacientët e prekur me sëmundjen Alzeimer.