Pas Prishtinës, reforma e transportit urban do të vazhdojë në komuna të tjera

23.02.2017 12:57:47

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka njoftuar se ministria që drejton, do të vazhdojë të mbështesë reformimin e transportit urban në komuna të tjera pas Prishtinës

“Pas Prishtines, do te mbeshtesim reformimin e transportit publik edhe per 6 komuna te tjera te medha: Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan dhe Pejë.

Përzgjedhja e këtyre komunave është bërë duke marrë për bazë numrin e popullsisë dhe nevojën në reformimin e transportit publik.

Pas fillimim të projektit për Komunën e Prishtinës, në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi pasur me BERZH-in, i kam njoftuar Kryetraret e ketyre komunave për fillimin e bisedimeve me përfaqësuesit e kësaj banke për projekte të mundshme edhe për komunat tjera.” – thuhet në njoftimin e z. Hoti.