Basha: Rama shkatërroi ekonominë dhe të ardhmen e vendit

12.03.2017 22:51:54

Kreu demokrat Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe të ardhmen e vendit.

Basha thekson se Rama e ka mbytur vendin me drogë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër kësaj qeverie. Në këtë postim, ai ka publikuar një video, ku tregohen artikujt e mediave të huaja në lidhje me drogën në Shqipëri.

“Edi Rama shkatërroi ekonominë dhe të ardhmen duke e mbytur vendin në drogë”, shkruan Basha krahas videos së publikuar.