Reali fiton me Betisin falë “goleadorit” Ramos

12.03.2017 22:59:25

Sergio Ramos si gjithmonë nxjerr Realin nga balta. Mbrojtësi spanjoll realizoi golin e fitores 2-1 ndaj Betis Sevilles 9 minuta para kohës së rregullt, me Los Blancos që rimarrin kreun e La Ligas, me 2 pikë më shumë se Barcelona. Një sfidë që rezultoi me e vështirë se c’ishte parashikuar për skuadrësn e Zidane, që edhe në këtë herë në momentin më të vështirë thërret në ndihmë Ramosin.

Reali vihet në vështirësi nga andaluzianët që në fillim të takimit me dy gafa të portierit Keylar Navas. Costaricani fillimisht ndërhyn ne mënyrë të gabuar ndaj Brasanac, por cuditërisht gjyqtari Lahoz vijon lojën.

Në të 24-rën, Navas nuk arrin të kotrolloi goditjen qendrore të Sanabrias dhe në panik e sipër shtyn vetë topin me dorë përtej vijës fatale.

I pafalshëm një gabim i tillë nga portieri i Realit. Avantazhi i Betisit zgjati deri në minutën e 41-të, kur Critiano Ronaldo shënoi me kokë pas krosimit të Marcelos.

Në të 78-ën Piccini i Betisit largohet nga fusha më karton të kuq, ndërsa në minutën e 81-të përsëritet skena e riparë shumë herë me protagonist Sergio Ramos, që shënoi me kokë golin e fitores për Los Blancos.