Policia e nxorri zvarrë nga shtëpia pasi po dhunonte prindërit/ Flet për ngjarjen ish-ylli i Interit

05.04.2021 20:47:57

Futbollisti kolumbian, Fredy Guarin, ka thyer heshtjen përmes rrjeteve sociale, tri ditë pas arrestimit të tij.

Ish-mesfushori i Interit, i cili aktualisht luan te Millonarios, u xhirua teksa ishte përfshirë në dhunë familjare, ndërkohë që ndërhyri policia për ta arrestuar.

34-vjeçari që dukej në gjendje të dehur, kishte edhe shenja gjaku në rrobat e tij në momentin e arrestimit. Sipas El Pais, policinë e thirri vetë familja e lojtarit dhe e akuzuan atë për sulm ndaj babait të tij dhe grindje me anëtarët e tjerë të familjes.

“Dua të shpreh falënderim pakufi për familjen time, miqtë e mi, fansat e mi, bashkëlojtarët e mi dhe klubin për solidaritetin dhe mbështetjen e pakusht lidhur me situatën time personale dhe familjare”.

“Duke marrë në konsideratë versionet që po qarkullojnë në mediat sociale për atë që ndodhi, dua të sqaroj se ajo që është thënë për anëtarët e familjes time, nuk është e vërtetë”.

“Kërkoj që ata të respektohen, sidomos fëmijët e mi, të cilët nuk duhet t’i vuajnë pasojat e ekspozimit tim publik e as veprimet e mia”.

“Sot, po përballem me një prej atyre ndeshjeve të vështira, por jam sigurt që me ndihmën e Zotit dhe atyre që më njohin dhe besojnë te unë, do ta fitoj”.