Pas Prizrenit, për njëvjetorin e puçit në Turqi marshohet edhe në Prishtinë (Foto)

15.07.2017 17:52:56

“Solidarizim me Demokracinë”, marsh i përkrahësve të pushtetit të Recep Tayyip Erdoganit në Turqi, ka nisur pak më parë në Prishtinë.

Marshi që dje u mbajt në Prizren, ka të bëjë me përvjetorin e parë të puçit që tentoi përmbysjen e pushtetit të Erdoganit.

Sipas organizatorëve, vitin e kaluar populli turk u mobilizua për të mbrojtur shtetin dhe rendin juridik.