Pas rastit me koronavirus, edhe Malisheva do të futet sonte në karantinë

14.03.2020 20:02:20

Pas konfirmimit për dy raste të reja për koronavirus, edhe Malisheva do të vendoset në karantinë.

Kjo pasi që njëri nga rastet e konfirmuara me koronavirus është një 37-vjeçare nga Bubaveci i Malisheves.

Karantinimin e Malishevës e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

“Si qeveri, sonte do të na duhet ta marrim vendimin për votim që edhe Malisheva të vendoset në situatën e njëjtë si Klina e Vitia. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme që prej pasluftës”, ka thënë Kurti.

Deri tash, Vitia dhe  Klina janë në karantinë.