I rrethuar nga koronavirusi, presidenti amerikan prononcohet për herë të parë dhe tregon lidhur me testin për Covid-19

14.03.2020 20:00:07

Ditët e fundit pati shumë lajme për persona që kishin pasur kontakt me presidentin amerikan, të cilët kishin rezultuar pozitiv për koronavirus.

Madje edhe për të bijën e tij, Ivanka Trump, u shqetësuan, pasi një prej personave me të cilët kishte pasur një takim kishte rezultuar pozitiv.

Në një konferencë për mediat, presidenti Donald Trump deklaroi se bëri tamponin për koronavirusin, por që duhen 1-2 ditë për të dalë rezultati.