Pas rritjes së rasteve me COVID, Zemaj: N’dorë t’Zotit

18.08.2021 17:56:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas numrit të madh të rasteve me COVID-19, ka thënë se Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër që krejt për pushtet e asgjë për shëndet.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka lutur qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat.

“Edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zemajt:

“Rekord i zi!

Sot, 2.110 raste të reja me Covid-19 dhe 4 të vdekur.

N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet!

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të infektuarve.

Të dashur qytetarë,

Edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!