Pas shpalljes “non grata” të Berishës, Rama takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken / Zbulohet marrëveshja e rëndësishme që u firmos

13.06.2021 20:01:56

Kryeministri Edi Rama ka takuar në Bruksel, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

“Me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një takim shumë miqësor e të dobishëm, që u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë”, shkruan Rama.

Ky është takimi i parë që Sekretari Blinken zhvillon me drejtues të shtetit shqiptar, pas vendimit ekstrem që firmosi për të shpallur ‘non grata’ ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ish-kryeministri Berisha u shpall “non grata” nga SHBA “për korrupsion madhor”.