Pas shpërthimit në një xhami në Bangladesh, rritet numri i të vdekurve

05.09.2020 11:52:16

Numri i të vdekurve nga një shpërthim në një xhami afër Dakas, kryeqyteti i Bangladeshit, është rritur në njëmbëdhjetë, njofton policia dhe mjekët.

Shpërthimi ndodhi të premten në mbrëmje ndërsa predikuesit myslimanë po mbaronin lutjet e tyre të mbrëmjes në xhaminë Baitus Salat Jama Masjid në rrethin Narayanganj, rreth 25 kilometra në jug të Dakas, tha oficeri i policisë, Zayedul Alam, raporton deutschewelle.

Ai shtoi se 37 nga 40 viktimat me dëmtime serioze u transportuan në një institut shtetëror të specializuar për djegie dhe kirurgji plastike në Daka.

Gjatë natës, dhjetë vetë vdiqën në spital, u tha gazetarëve mjeku Sankar Paul.

Një djalë shtatë vjeçar, i cili kishte djegie në 95 për qind të trupit, vdiq disa orë pasi u shtrua në spital, tha kreu i institutit, Samantha Lal Sen.

Ai u tha gazetarëve më herët se shumica e viktimave ishin në gjendje kritike.