Pas Shqipërisë, edhe Serbia i mbyll shkollat për shkak të gripit

04.01.2017 14:25:38

Pushimi dimëror shkollor në Serbi është zgjatur për dytë, kështu që fëmijët do të kthehen në shkollë të mërkurën, më 11 janar, në vend të 9 janarit, ka thënë Mladen Sharçeviq, ministër i Arsimit në Serbi.

Në bazë të të dhënave të Institutit për shëndet publik “Batut” për numrin e të sëmurëve me grip, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë sot janë pajtuar që pushimi dimëror për shkollat fillore dhe të mesme të zgjatet dhe se fëmijët të kthehen në shkollë më 11 janar, transmeton lajmi.net.

Njëjtë ka vepruar edhe Shqipëria, pasi që edhe në këtë vend ka epidemi të gripit.

Megjithatë, në Kosovë ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se a do të shtyhet fillimi i gjymëvjetorit të dytë apo ajo.