Pas Thaçit, Mogherini takohet me Veselin

04.03.2017 10:16:47

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka nisur takimin me kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Para takimit me Veselin, Mogherini është takuar me të parin e vendit, Hashim Thaçi.

Ndërsa pas takimit me Veselin, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe udhëheqësit e partive politike.

Pas takimit me Mustafën, do të ketë edhe një deklarim për media, rreth orës 10:35.

Ndërsa më pas pritet që Mogherini të vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.

Vizita e Mogherinit në Kosovë është në kuadër të turneut të saj në Ballkan, ku fillimisht ka vizituar Shkupin e më pas Beogradin dhe Tiranë