Kjo është mësuesja që u vetëvra sot në lagjen “Dardania” (Foto)

28.09.2016 19:53:14

Jeta e saj mori fund në moshën më të mirë. Ishte vetëm 34 vjeç, por Fillojeta nuk deshi të jetojë më gjatë.

Një hall i madh e shtyri atë t’i jap fund jetës duke u hedhur nga një objekt në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ëndrrat e kësaj vajze nga Kishnareka e Drenasit, ishin të shumta dhe që lidheshin me dëshirën për t’u ndihmuar të tjerëve; fillimisht si motër mediconale, pasi ajo kreu shkollën e Mjekësisë, e më pas edhe si mësimdhënëse.

Fillojeta, punonte si edukatore në shkollën fillore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran. Por nxënësit më nuk do presin mësuesen e tyre të dashur.

Mungesën e saj përgjithmonë do ta ndjej edhe bashkëshorti i saj, me të cilën para dy vjetësh ishin martuar. Por gjithçka u pre në mes.

 

m111

m222