Sokol Havolli – Shpend Ahmetit: Partia jote ka terrorizuar familjen e kryeministrit Mustafa

28.09.2016 20:16:48

Sokol Havolli, ia ka kujtuar Shpend Ahmetit sulmin ne koktel Mollotov që militantë të Vetëvendisjes i kanë bërë shtëpisë së kryeministrit Mustafa. Në postimin e tij në facebook, z. Havolli ia kujton Shpendit se në shtëpinë e kryeministrit Mustafa ka fëmijë të moshës së vajzës së tij. Këtë ia kujton Shpend Ahmetit pas deklaratës së këtij të fundit se vajza e tij paska qarë gjatë protestës sê qytetarëve. Bashkë me komentin e tij, z. Havolli ka sjell edhe një foto të sulmit të shtëpisë së kryeministrit.

Të plotë postimin e z. Havolli mund ta lexoni më poshtë:

“Shpend Ahmeti, “melaqja”…ani bertitke “qika jem po kanë…” A po i njeh këto foto? Nëse jo, po të kallxoj që është shtëpija e Kryeministrit Isa Mustafa, shtëpi private, ku ka fëmijë të moshës së njejt me qikën tuaj. Këtu, partia jote ka gjuajt edhe molotova. Para shtëpisë tuaj kanë protestu në mënyrë të qetë, veç ti bërtitshe aty. Je ti edhe partia jote që keni vendosë standard të ri të “protestës”, atë të terrorizimit të familjarëve të kundërshtarëve tuaj. (keqardhje per qiken e shqetësuar).”