Pas vërshimeve në Shkup dalin viktima të tjera

07.08.2016 09:37:50

Numri i viktimave të vërshimeve në Shkup e rrethinë është më i madh sesa një. Mendohet se mund të jenë pesë viktima kryesisht në zonën e liqenit afër fshatit Kamenik.

Dalja e këtij liqeni nga shtrati dhe vërshimet që ka mbuluar atë zonë, ku bën pjesë edhe fshati Hasanbeg, ka bërë që numri i viktimave të jetë më i madh.

Rruga “Nëna Terezë” ka qenë e mbuluar me ujë, dhe sot kur niveli i ujit ka rënë, ka nxjerrë në dukje edhe viktima të tjera.

Deri në fund të herimeve dhe të kontrolleve, nuk mund të dihet numri i saktë i viktimave, sepse në zona të ndryshme, mund tl ketë edhe viktima të tjera.

Policia, ushtria dhe vetë qytetarët janë mobilizuar për të përballuar dhe sanuar gjendjen.